Rozë

Jetmiri merr vendimin e papritur

Derisa ishte në oborr me Rozën dhe se spektaklin e së martës po e pret me padurim për të sqaruar gjithcka, Jetmiri ka shkuar në dhomën e gjumit, ku ka biseduar me Meritonin dhe Franceskën.

Banori i BBV3 u ka thënë se ka vendosur që të largohet nga programi dhe se ky vendim është i pakthyeshëm.

Pjesë nga biseda në dhomën e gjumit:

Jetmiri: Unë do lë programin.

Meritoni: Jo more, cfarë thua kështu?

Franceska: Për fjalën që të ka thënë se do të shkul dhëmbët?

Jetmiri: Ky është vendimi im dhe është i patjetërsueshëm dhe i panegociueshëm.

Franceska: Për ta kuptuar më mirë, për fjalën që të ka thënë se do të shkul dhëmbët?

Meritoni: Për asnjë arsye ti nuk duhet të largohesh nga loja.

/Shqip.com