Sport Ndërkombëtar

Jesus te Arsenali – punë e kryer

Gabriel Jesus

Pritjeve të londinezëve po i vie fundi.

Gabriel Jesus do t’i bashkohet Arsenalit – kjo është punë e kryer.

Lajmin e ka bërë të ditur Fabrizio Romano.

“Gabriel Jesus në Arsenal, ja ku po shkojmë! Kushtet personale të dakorduara plotësisht me agjentin e tij Marcelo Pettinati dhe dy partnerët e tij. Gabriel nënshkruan deri në vitin 2027, është 100% e kryer. Arsenali tashmë ka rënë dakord për tarifën prej 45 milionë funte me Man City, siç u zbulua të premten. Edu & Arteta, çelësi i marrëveshjes”, ka shkruar Romano.

Sulmuesi brazilian nuk ka qenë startues i rregullt në sezonin e fundit – ani pse është qendërsulmuesi i vetëm te Manchester City.

Ai është autor i tetë golave dhe tetë asistimeve  në 28 ndeshje të zhvilluara në Premierligë.

Gabriel ishte bashkuar me “qytetarët” në vitin 2017, teksa në të kaluarën ka qenë pjesë e Palmerias. /Shqip.com