Lajme

72-vjeçares i gjen policia 500 mijë euro në pikën e Exchange, subjekti në emër të AlbaCredits. Dyshohet se jepte para me fajde

Policia e Tiranës njofton se ka nisur procedimin e lirë ndaj një shtetaseje, pasi nuk deklaronte shumat e parave të depozituara nga persona të ndryshëm në subjektin e saj që shërbente si exchange, ndërsa më pas përdoreshin për dhënie me fajde. Ermira Korça, 72-vjeç është pronarja e subjektit Albacredits në kryeqytet në të cilën policia ka sekuestruar rreth 500 000 euro, të dyshuara të përfituara nga veprimtari kriminale.

Policia njofton se në subjektin në pronësi të të moshuarës, sipas provave të mbledhura, rezulton se depozitoheshin para të padeklaruara nga persona të ndryshëm, me qëllim përdorimin e tyre për huadhënie me përqindje, jashtë sistemit bankar.

“Si rezultat i një hetimi, të iniciuar nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale i DVP Tiranë dhe të ndjekur nga Prokuroria e Tiranës, u finalizua operacioni “Hidden Funds”, në kuadër të cilit u procedua penalisht shtetasja E. K., 72 vjeçe.

Në subjektin në pronësi të kësaj shtetaseje, sipas provave të mbledhura, rezulton se depozitoheshin para të padeklaruara nga persona të ndryshëm, me qëllim përdorimin e tyre për huadhënie me përqindje, jashtë sistemit bankar.

/Shqip.com