Jepen detajet nga shpërthimi i djeshëm në Veri
Publikuar:
(07.05.2023 09:08:25)

Në orët e para të mëngjesit të së shtunës është dëgjuar një shpërthim afër stacionit policor në Mitrovicën Veriore.
Policia informon se nga ky shpërthim është dëmtuar shtylla e ndriçimit dhe një veturë.
Rasti po hetohet.
Njoftimi i plotë i policisë:
“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM/Rr. Kral Petra, Mitrovicë Veri 06.05.2023-02:46. Më datë 06.05.2023 është dëgjuar një shpërthim afër stacionit policor. Njësitet policore kanë dalë në vend ngjarje dhe kanë vërejtur se është dëmtuar shtylla e ndriçimit dhe një veturë. Rasti duke u hetuar nga njësitet kompetente policore“.
/Shqip.com