Rozë Ndërkombëtar

Jepen detaje të reja nga Met Gala e këtij vitit

Met Gala

Met Gala është një ndër festat më eksluzive të Hollywoodit, e çdo vit, veshjet në Met Gala janë në përputhje me një temë të ndryshme.

Në vitin 2018, tema ishte “Trupat Qiellor”. Në vitin 2019, ishte “Kampi: Shënime mbi modën”, e për shkak të pandemisë në vitin 2020 nuk u organizua.

E sa i përket Met Gala 2022 kodi i veshjes për eventin i cili parashihet të mbahet më 2 maj në New York, është “Glamuri i praruar, kravata e bardhë”.

Kravatat e bardha janë një klasifikim edhe më formal se kravata e zezë, duke nënkuptuar fustane të gjata deri në dysheme për femra dhe xhaketë të zezë me bisht për meshkuj.


Çfarë nënkupton tema e këtij vitit, “Glamuri i Praruar”?

Sipas faqes së internetit të muzeut, ekspozita do të shfaqë veshje për burra dhe gra nga shekulli i 18-të e deri më sot.

Sipas Vogue, kostumet kanë për qëllim të rikthehen përsëri në Epokën e Artë të Nju Jorkut, një epokë transformuese në historinë amerikane që shtrihet nga 1870 deri në 1890.

Gjatë kësaj kohe, e cila ra midis Luftës Civile dhe fillimit të shekullit, pasuritë u bënë falë infrastrukturës që po zgjerohej me shpejtësi.

Miliarderët e asaj kohe përfshinin John D. Rockefeller, Andreë Carnegie, Cornelius Vanderbilt, Henry Clay Frick dhe John Jacob Astor. /SHQIP.com