Lajme

“Jep dorëheqjen”/ Qytetarët protestë para Ministrisë së Arsimit, kërkojnë largimin e Manastirliut

Protesta e qytetarëve e nisur nga shkolla “Fan Noli” për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani është zhvendosur në Ministrinë e Arsimit.

Në kor, ata kanë bërë thirrje për dorëheqjen e ministres së Arsimit, Orgerta Manastirliu.

Me pankarta në duar dhe me thirrje, ata shprehen të indinjuar nga ngjarja që tronditi opinionin publik, duke kërkuar më shumë siguri në shkolla.

Pjesëmarrës në protestë ishin edhe shokët e shoqet e klasës së Martinit.

/Shqip.com