Lajme

Jep dorëheqje zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Hoti, përmes një postimi në Facebook, ku tha se angazhimi i tij tashmë do të jetë në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

” Dje kam përmbyllur një periudhë më shumë se 14 vjeçare të angazhimit tim në Ministrinë e Shëndetësisë në përgjegjësi e detyra të ndryshme. Nga sot kam vazhduar në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës”, ka shkruar Hoti.

/Shqip.com