Lajme

Jeff Hovenier: Krenar që mora pjesë në Paradën e Krenarisë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier është shprehur shumë i lumtur e krenar që ka marë pjesë në Pardën e Krenarisë të mbajtur në Prishtinë gjatë ditës së sotme.

“Krenar që ju bashkohem stafit të Ambasadës, kolegëve të trupit diplomatik dhe më e rëndësishmja qytetarëve të Kosovës në #Pridewalk -in e sotëm në Prishtinë. Ne njohim dhe festojmë fuqinë e diversitetit të Kosovës dhe kontributin e personave LGBTQI+ këtu në Kosovë dhe në mbarë botën.” ka shkruar Hovenier në Twitter.

Po ashtu sot në Paraden e Krenarisë morën pjesë shumë figura publike e shumë anëtarë nga partitë e ndryshme politike./Shqip.com