Java e 13-të në La Liga përmbyllet sonte, Real Madrid e sfidon Rayo Vallecanon
Publikuar:
(07.11.2022 08:33:50)

Xhiroja e 13-të në La Liga përmbyllet sot me ndeshjen Real Madrid, Rayo Vallecano, shkruan Shqip.com.
Pas barazimit në xhiron e kaluar Reali sot luan vetëm për fitore dhe për të marrë kreun.
Ndeshja zhvillohet në stadiumin e Vallecanos duke filluar nga ora 21:00.
Në këtë takim “mbretërit” do jetë pa yllin e skuadrës, Karim Benzema që vazhdon të ketë shqetësime, Antonio Rudiger gjithashtu i lënduar dhe Toni Kroos i suspenduar.
Real Madrid momentalisht ndodhet e dyta me 32 pikë, dy më pak se lideri Barcelona (34) kurse Vallecano ndodhet e nënta me 18 pikë.
/Shqip.com