Jashari: Grevës dhe protestës së SBASHK-ut pritet t’i bashkohen edhe sindikata tjera

Grevës së paralajmëruar nga SBASHKU pritet t’i bashkohen edhe sindikatat tjera.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i Sindikatave të Bashkuara të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj për SHQIP.com, i cili tha se gjithë kjo ka ardhur nga mospërfillja që po i bëhet nga Qeveria Kurti.
“ Mungesa e dialogut dhe qeverisë Kurti për tu takuar me sindikatat dhe për tu angazhuar në realizimin e kërkesave të tyre modeste, kam frikë se do të dërgojë sistemin arsimorë në grevë. Por, nga takimet që kemi me federatat tjera në kuadër të BSPK-së, këtij vendimi pritet t’i bashkohen edhe sindikatat tjera, si ajo e Shëndetësisë e shumë tjera”, ka thënë ai.
Ai shtoi se nga bisedat që kanë pasur pritet edhe një protestë nëse kërkesat e tyre nuk përfillën.
“Nga ajo që i kemi bisedat me ta, pasi po mundohemi ta këshillojmë njëri-tjetrin duke e mbështetur dhe për këtë ka gjasa për një protestë eventuale që do të bëhet nga të gjitha Sindikatat e Pavarura të Kosovës”.
Në anën tjetër, ai ka konfirmuar se synon mandatin e tretë në krye të kësaj sindikate në Kuvendin e gjashtë Zgjedhor të SBASHK-ut, që mbahet të shtunën e 2 prillit.
Ai ka thënë se ai është propozuar nga delegatët tjerë dhe nuk e di se sa kundërkandidat i ka.
“Ka qenë vullneti i tyre që të më propozojnë për një mandate tjetër. Nuk e di sa kundërkandidatë tjerë i kam. Me status lejohet që të kem mandatë tjetër”.
Ndryshe, për dy mandate për sa pati përballë disa kryeministra, Jasharaj ka arritur të bëhet kryesindikalisti më i zëshëm në vend./SHQIP.com