Lajme

Jasharaj flet pas intervistimit nga Policia, thotë se i ka kufizuar lëvizjet

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari

Kryetari i Këshillit Grevist, Rrahman Jasharaj, ka folur për intervistimin e tij nga zyrtarët policor në lidhje me tentim-sulmin ndaj tij.

Jasharaj ka thënë se ditën e djeshme nuk është goditur ani pse ndoshta kishte tendencë.

“E dhashë atë pjesë time, e thash se një njëri që nuk ka qenë pjesë e institucionit arsimor por as grevist dhe me t’u kryer takimi me mësimdhënësit teksa më përcollën me duartrokitje, një person më kapi me dorën e majte dhe ndoshta ka pasur tendencë që të më godasë por që fatmirësisht ishin aty kolegët e mi. Kam dalë nga shkolla me të vetmin qëllim që të mos krijohen tensione shtesë. Nuk kam pasur asnjë goditje përveç që ka tentuar të më mbajë për dore”, u shpreh Jasharaj.

Duke folur për rastin e djeshëm, Jasharaj ka thënë se lëvizjet i ka kufizuar për të vetmin qëllim që mos të ketë raste të tilla.

Po ashtu, apelon te institucionet gjegjëse që të dialogojnë me Sindikatat.

“E lus kryeministrit që të ulët dhe të bisedojë me ne, sepse fyerjet, sharjet nuk më largojnë nga rruga, sepse këtë betejë e mbaj, pavarësisht situatave që kanë ndodh dhe do të ndodhin. Qeveria ulet me ne për dialog, situatën do ta kemi të qetë, përndryshe me tensione e me shantazhe, asgjë nuk zgjidhet”.

Jasharaj tha se po kontribuon në përkeqësim të situatës dhe në sulmet ndaj tij.

Është arrestuar nga Policia e Kosovës personi i cili dyshohet se kanosi kryetarin e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharajn.

Ngjarja kishte ndodhur në shkollën “Ismail Qemaili” në Prishtinë gjatë kohës sa sindikalistët kanë qenë në takim me mësimdhënësit.

Tutje, PK-ja ka njoftuar se me vendim të prokurorit, personi i dyshuar është dërguar në mbajtje.

Kujtojmë se menjëherë pas rastit, Policia e Kosovës ka nisur hetim për personin që ka kanosur Jasharajn.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci, ka thënë për Shqip.com se ndaj këtij personi kanë nisur hetimet nën dyshimin për veprën penale “Kanosje”.

Kurse, gjatë ditës së djeshme, Jasharaj ka njoftuar se greva do të vazhdojë dhe nuk do të ndalet deri sa Qeveria të reflektojë ndaj kërkesave të tyre ose të ketë një dialog social me sindikalistët./Shqip.com