Sport Ndërkombëtar

Japonia shkakton befasinë e radhës, fiton ndaj Gjermanisë

Kombëtarja e Japonisë ka fituar ndaj Gjermanisë me rezultat 2:1, në ndeshjen e parë të Grupit F të Kupës së Botës, Katari 2022.  

Japonezët e kanë “përsëritur” befasinë e Arabisë Saudite, e cila me rezultat identik e mposhti Argjentinën një ditë më parë.

“Samurajët” fituan me përmbysje të rezultatit, pasi gjermanët ishin në epërsi deri në minutën e 75-të.

Ilkay Gundogan shënoi për Gjermaninë nga penalltia (33’) dhe me rezultat 1:0 përfundoi pjesa e parë.

Shifrat u barazuan në minutën e 75-të, me autor të golit Ritsu Doan, i cili në lojë u inkuadrua vetëm katër minuta më parë (71’).

Golin e fitores së madhe për Japoninë e shënoi zëvendësuesi tjetër, Takuma Asano (83’) për të shkaktuar befasinë e madhe. Në ndeshjen tjetër të Grupit F, prej orës 17:00, takohen Spanja – Kosta Rika.

/Shqip.com