Sport Ndërkombëtar

Japonia e çuditshme, fiton ndaj Gjermanisë, mposhtet nga Kosta Rika

Kombëtarja e Kosta Rikës ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Japonisë, në ndeshjen e rrethit të dytë të Grupit E, në Kupën e Botës, Katari 2022.

Autor i golit të vetëm në ndeshje ishte Keysher Fuller Spence në minutën e 81-të.

Në këtë mënyrë, këto dy kombëtare pas dy ndeshjeve të para i kanë nga tri pikë, aq sa i ka edhe Spanja e cila sonte takohet me Gjermaninë, duke e bërë shumë interesante situatën në grup.

Japonezët sot patën më tepër nga loja, iu afruan disa herë golit, por nuk arritën të shënojnë. “Samurajët” po tregohen të çuditshëm në këtë Botëror, pasi në ndeshjen e parë fituan ndaj Gjermanisë që shihej si favorite absolute, ndërsa u mposhtën nga Kosta Rika.

/Shqip.com