Japonia do të sigurojë 7.6 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën
Publikuar:
(07.04.2023 13:23:00)

Qeveria e Japonisë ka premtuar se do të sigurojë 7.6 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën në të cilën vazhdojnë sulmet e Rusisë.
Ministri i Jashtëm i Japonisë, Yoshimasa Hayashi në kuadër të takimeve në Bruksel u takua me ministrin e Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba.
Hayashi tha se qeveria japoneze ka premtuar se do të sigurojë 7.6 miliardë dollarë ndihmë që përfshin sektorë të ndryshëm për Ukrainën në të cilën Rusia vazhdon sulmet e saj, shkruan Japan times.
Kryeministri japonez, Fumio Kishida i cili do të kryesojë Samitin e Liderëve të G-7 që do mbahet në muajin maj, ka ftuar presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskyy që të marrë pjesë online në samit.
/Shqip.com