Sport Ndërkombëtar

Jan Zomer me të njëjtin vendim si Xherdan Shaqiri

Portieri zviceran, Jan Zomer është pensionuar zyrtarisht nga Kombëtarja e Zvicrës pas 12 viteve qëndrim te “Helvetikët”.

Anëtari i skuadrës italiane Inter i ka dhënë fund karrierës me Kombëtaren në moshën 35 vjeçare, ku ka 10 vite që është portieri i parë.

35-vjeçari ka debutuar me helvetikët në vitin 2012, derisa deri më tani ka zhvilluar 94 ndeshje.

Zomer do të mbahet në mend si portieri me më së shumti paraqitje në histori të Kombëtares së Zvicrës.

“Kam vendosur që ta mbyll karrierën si portier për përfaqësuesen e Zvicrës. Ishte një nder dhe privilegj i madh të përfaqësoja vendin tim në nivelin më të lartë për 12 vjet dhe në 94 ndeshje ndërkombëtare. Koha ime në përfaqësuese do të thotë shumë për mua. I shikoj me krenari momentet e shumta të paharrueshme, lojërat emocionuese, fitoret që festuam së bashku dhe sfidat që kemi kaluar së bashku”, ka shkruar portieri zviceran.

Zomer që është pjesë e kampionëve në fuqi të Italisë, Inter ka bërë karrierë edhe në Zvicër te Basel, Vaduz e Gras’hopers, si dhe në Gjermani te Bajern Munihu dhe Borusia Mynshengladbahu.

/Shqip.com