Kulturë Kino

James Franco do të luaj rolin e liderit kuban Fidel Castro

Aktori James Franco i cili ka qëndruar shumë kohë larg ekranit, tani do të luaj në rolin e ish-udhëheqësit kuban Fidel Castro.

Filmi do të përqendrohet rreth jetës së Alina Fernandez (Ana Villafañe), e cila ishte vajza e Kastros me socialisten kubane Natalia “Naty” Revuelta (Mía Maestro) dhe një kritikues i qeverisjes së babait të saj.

Fernandez zbuloi se Castro ishte babai i saj biologjik në moshën 10-vjeçare. Më vonë ajo u shndërrua në një prej kritikëve më të mëdhenj të Castros, dhe u arrestua disa herë për përpjekje për t’u larguar nga Kuba.

Në vitin 1993 ajo dezertoi në Spanjë, me ndihmën e maskimit dhe dokumenteve të falsifikuara.

Po ashtu në film luajnë edhe aktorët, si: Ana Villafañe, Mia Maestro, Alanna de la Rosa, Maria Cecilia Botero, Harding Junior, Sian Chiong dhe Rafael Ernesto Hernandez.

Xhirimet e filmit pritet të fillojnë më 15 gusht.