James do ta humbasë Kupën e Botës për shkak të lëndimit në gju
Publikuar:
(17.10.2022 15:36:13)

Mbrojtësi i Chelseas dhe Anglisë, Reece James duket se do të humbasë Kupën e Botës, pasi u konfirmua se ai pritet të mungojë për të paktën tetë javë për shkak të një dëmtimi në gju.
Mbrojtësi i djathtë 22-vjeçar, i cili ka 15 paraqitje, pësoi dëmtim në fitoren 2-0 të Chelseat kundër AC Milan në Ligën e Kampionëve të martën, shkruan BBC.

Kupa e Botës fillon për pak më shumë se pesë javë, më 20 nëntor, në Katar.
Mbrojtësit e djathtë të Anglisë, Kyle Walker dhe Trent Alexander-Arnold janë aktualisht jashtë për shkak të lëndimeve gjithashtu.

Anglia e nis fushatën e saj në Kupën e Botës kundër Iranit më 21 nëntor.
/Shqip.com