“Jam me shoqëri në kafe”- kryetarit të LDK-së në Dragash nuk i bën përshtypje prishja e koalicionit nga LVV

Tërheqja nga koalicioni i Lëvizjes Vetëvendosje nuk po i bën përshtypje kryetarit të degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Qamil Kolloni në Dragash.
Kolloni në një bisedë për Shqip.com ka deklaruar se nuk mund të flasë për këtë çështje pasi është i zënë në kafe me shoqëri.
“Jam me shoqëri në kafe. Ne nuk punojmë natën vetëm në mëngjes prej orës 8.00 deri në 16.00”- ka thënë Kolloni.
Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar LDK-në për mosseriozitet dhe shkelje të parimeve dhe marrëveshjes që kishin lidhur për të qenë bashkë pjesë e ekzekutivit lokal.
“Meqë dega e LDK-së në Sharr nuk e ka seriozisht ndryshimin dhe shenjë për këtë është shkelja mbi parimet e marrëveshjes që mundësoi ndërrimin e qeverisjes në komunë, nuk ka më kuptim që si Lëvizje VETËVENDOSJE! të përfshihemi në një ekzekutiv të tillë komunal”, thuhet në njoftim.
“Jo se prisnim shumë më ndryshe, por mbështetja jonë, më shumë se sa për fitoren e LDK-së ishte përmbushje e një obligimi ndaj më shumë se 2300 votuesëve të cilët na deleguan përgjegjësi përtej së qëndruarit neutral në periudhën e balotazhit. Ka shumë punë për ta arritur ndryshimin e vërtetë në komunën tonë. Lëvizja VETËVENDOSJE! në Sharr do të jetë në opozitë përgjatë 4 viteve të ardhshme, duke mbrojtur interesin publik e dukepërcjellur me vëmendje secilin hap që do ndjekë qeverisja aktuale”.

Më tej, nga LVV thonë se nuk janë penduar që kanë dhënë kontributin e tyre në rrëzimin e PDK-së në këtë komunë.
“Ne jemi të bindur që vendimi ynë për ta dërguar PDK-në në opozitë ka qenë i duhur, i drejtë dhe mëse i nevojshëm. Ashtu sikurse jemi të bindur që ndryshimi në komunë duhet të jetë substancial e përmbajtësor”.
“Jo se prisnim shumë më ndryshe, por mbështetja jonë, më shumë se sa për fitoren e LDK-së ishte përmbushje e një obligimi ndaj më shumë se 2300 votuesëve të cilët na deleguan përgjegjësi përtej së qëndruarit neutral në periudhën e balotazhit”, thuhet në njoftim.
Lëvizja Vetëvendosje si dakordim për jetësuar këtë koalicion e kishte marrur kryesuesin e Kuvendit Komunal të Dragashit./Shqip.com