Sport Ndërkombëtar

Jake Paul fiton me nokaut – ende i pamposhtur

Jake Paul

Pas një “luftë” të gjatë, Paul doli fitues.

Youtuberi i njohur – që tashmë është duke garuar edhe si boksier, Jake Paul ka mposhtur Tyron Woodeley me nokaut.

Në meçin e zhvilluar në “Amaile Arena” – në praninë e 20-të mijë tifozëve, Jake doli me kokën lartë në fund.

Ndeshja ishte thuajse e barabartë deri në raundin e gjashtë, por aty përfundoi gjithçka.

Jake Paul e lëshoi një goditje të fortë me të djathtën – nga e cila, kundërshtari mbeti i shtrirë në dyshme dhe referi e ndërpreu lojën.

Jake Paul vs. Tyron Woodley fight results, highlights: 'Problem Child'  earns split decision victory - CBSSports.com
Momente nga takimi

24 vjeçari tashmë ka një seri fenomenale në boks. Ai ka zhvilluar pesë ndeshje dhe humbja është fjalë e panjohur për të, pasi i ka fituar të gjitha.

Ky meç ishte paraparë që të zhvillohej ndërmjet Paul dhe Tommy Fury, por britanezi ishte tërhequr për shkak të disa problemeve shëndetësore.

Pas meçit, Paul thirri yjet e UFC-së, Jorge Masvidal dhe Nate Diaz, të cilët të dy ishin ulur në ring, dhe u kërkoi atyre të dilnin nga marrëveshjet e tyre aktuale të luftës me “Daddy Dana” White, presidentin e UFC.

“Ky duhet të jetë momenti më i madh në jetën time, shikoni vitin që sapo e kalova”, tha Paul. “Kjo është e paprecedentë. Katër PPV të mëdha në 12 muaj dhe unë rrëzova të gjithë ata që pashë.” /Shqip.com

Momenti i nokautit