Jabllanoviq ndalohet nga Policia e Kosovës, për kalim ilegal të kufirit
Publikuar:
(05.07.2023 12:08:27)

Policia e Kosovës e ka ndaluar politikanin serb Aleksandar Jabllanoviq, për kalim ilegal të kufirit.
Sipas raportit, njësiti policor derisa ka qenë një pikë statike në rrugë për në Izvore kanë ndaluar automjetin me targa të huaja të cilat kishin qenë duke u drejtuar në identitetin mashkull kosovar dhe pasagjerja femër kosovare si dhe dy fëmijë.
“I identifikuari me veturë përmes rrugëve alternative jashtë vendkalimit kufitar në mënyrë ilegale territori i Serbisë kishte hyrë në territorin e Kosovës”, thuhet në raport.
Tutje, u bë e ditur se pas intervistimit me urdhër të prokurorit është hapur rasti, të ndaluarit janë liruar në vazhdim të rregullt.
/Shqip.com