Art Jetese

Ja pse keni rrahje të çrregullta të zemrës

Ndonjëherë, rrahjet e shpeshta të zemrës shkaktohen nga situatat kur zemra sforcohet nga stresi, sëmundjet, dehidratimi ose aktiviteti fizik.

Shkaqe të tjera të rrahjeve të shpeshta të zemrës përfshijnë shtatzënia, përdorimi i tepruar i kafeinës, simptoma të tjera mjekësore, marrja e ilaçeve si dhe duhani dhe produktet e tij.

Provoni teknikat e vetëqetësimit

Stresi mund të shkaktojë ose përkeqësojë rrahjet e çrregullta të zemrës. Stresi dhe ekzaltimi i tepërt mund të rrisin nivelet e adrenalinës. Menaxhimi i stresit nëpërmjet vetë-qetësimit ju vjen në ndihmë.

Provoni të qëndroni ulur me këmbë të kryqëzuara dhe merrni frymë ngadalë me hundë dhe nxirreni nëpërmjet gojës. Përsëriteni këtë ushtrim disa herë deri sa të ndiheni më të qetë.

Ushtrimet për stimujt nervorë

Nervi vagus luan një sërë funksionesh përfshirë atë të ndërlidhjes së trurit me zemrën.

Ushtrimet që kanë të bëjnë me këtë nerv e stimulojnë atë dhe ndihmojnë në rregullimin e rrahjeve të zemrës.

Pini ujë

Dehidratimi mund të shkaktojë rrahje të çrregullta të zemrës, sepse gjaku përmban ujë dhe kur jeni të dehidratuar, gjaku trashet më shumë. Sa më i trashë gjaku, aq më fort duhet të punojë zemra ta dërgojë atë nëpër vena.

Pulsi shtohet dhe rrahjet janë më të çrregullta dhe më të shpejta. Nëse e ndieni një gjë të tillë, pini një gotë me ujë.

Riktheni ekuilibrat e elektroliteve

Elektrolitet ndihmojnë në transmetimin e sinjaleve në të gjithë trupin. Disa prej elektroliteve që i bëjnë mirë zemrës janë: Kaliumi, Kalciumi, Magnezi. Shumica e këtyre elektroliteve merren më mirë nëpërmjet ushqimit, shkruan Agroweb.

Avokado, banania, patatja e ëmbël dhe spinaqi janë burime shumë të mira të kaliumit. Nëse dëshironi të rrisni dozën e kalciumit, konsumoni më shumë barishte me ngjyrë të gjelbër dhe produkte bulmeti.

Barishtet së bashku me arrorët dhe peshkun janë një burim i shkëlqyer i magnezit. Kujdes me kripën. Shumë njerëz marrin më shumë kripë nëpërmjet ushqimeve të paketuara, produkteve të mishit dhe ushqimeve të shpejta.

Shmangni stimuluesit

Pijet dhe ushqimet me kafeinë, alkooli i tepërt, disa ilaçe kundër të ftohtit dhe kollës, ilaçet kundër oreksit, ilaçet kundër tensionit të lartë të gjakut.

Këto janë gjërat nga të cilat duhet të hiqni dorë ose të konsumoni më pak, nëse dëshironi që zemra të rrahë siç duhet.