Ja çfarë ka thënë Elvana Gjata për Era Istrefin para famës
Publikuar:
(01.04.2022 13:38:52)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi ka publikuar projektin e ri.
Ajo ka lansuar këngën e titulluar “Bebe” të viziualizuar me videoklip.
Tekstin e ka shkruar vet artistja në bashkëpunim me BimBimmën, kurse për muzikën është përkujdesur edhe Claydee.
Ky projekt është duke u pritur shumë mirë, madje menaxheri i saj, Hajriz Bajrami ka thënë se ajo është duke u përgatitur për bashkëpunime tjera.

Gjatë bisedës me menaxherin, Dalina ka treguar se çfarë i ka thënë Elvana Gjata, para se Era të bëhej e famshme: “Do dali një këngëtare që do bëj namin!”
Më tej ajo ka treguar se Era asokohe ishte on top, ndonëse më pas pati rënien e saj, por gjithsesi kjo nuk e pengoi që të rikthehet sërish./SHQIP.com