Izrael, mijëra qytetarë protestojnë kundër reformës në drejtësi

Dhjetëra e mijëra izraelitë demonstruan dje në mbarë vendin për të kundërshtuar reformat gjyqësore të planifikuara nga qeveria e krahut të djathtë.
Të premten pati përleshje të dhunshme mes policisë dhe protestuesve pas një demonstrate përpara rezidencës private të kryeministrit, Benjamin Netanyahu, në Cezare.
Disa demonstrues u arrestuan, duke përfshirë një organizator kryesor të protestës.
Kundërshtarët e reformës në drejtësi akuzuan policinë për dhunë.
Koalicioni i djathtë i Netanyahu kërkon të kufizojë ndikimin e gjykatës supreme kombëtare përmes reformës së gjyqësorit, duke akuzuar gjykatat për ndërhyrje të tepruar në vendimet politike.
Megjithatë, kritikët i shohin reformat si rrezik për ndarjen e pushteteve dhe dëmtim të demokracisë së Izraelit.
Protestat kundër reformave janë mbajtur prej muajsh. Planet e qeverisë fillimisht u ngrinë në mars, pas kritikave të forta në Izrael dhe jashtë saj.
Megjithatë, përpjekjet e presidentit, Isaac Herzog për të ndërmjetësuar mes qeverisë dhe opozitës dhe për të gjetur një kompromis deri më tani kanë dështuar.
/Shqip.com