Itali: Protesta për vrasjen e emigrantit afrikan në qendër të qytetit

Vdekja e një emigranti që u sulmua në mes të ditës në Italinë qendrore ka ngjallur zemërim.
Sulmi ndaj tregtarit rrugor nigerian nga një burrë tjetër në qendër të qytetit Civitanova Marche u kap në video të premten, raporton BBC.
Regjistrimi, thuhet se është bërë nga shikuesit pa asnjë përpjekje për të ndërhyrë, tregon viktimën që mbahet përtokë nga një i bardhë.
Një 32-vjeçar italian është arrestuar si i dyshuar për vrasje dhe grabitje.
Videoja e sulmit – e cila është shpërndarë gjerësisht në faqet e lajmeve italiane dhe mediat sociale – ka tronditur komunitetin, ku shumë veta theksojnë “indiferencën” e dëshmitarëve.
Rrethanat e ngjarjes janë të paqarta.
Viktima është quajtur Alika Ogorchukwu, baba i martuar i dy fëmijëve. Gruaja e tij, e quajtur Charity Oriachi, nuk mundi t’i përmbajë lotët e saj teksa u tha mediave sesi i treguan trupin e burrit të saj të shtrirë në tokë.
Të shtunën qindra njerëz nga komuniteti lokal nigerian dolën në rrugët e Civitanova Marche, në rajonin Marche, për të kërkuar drejtësi.Sulmi është dënuar edhe nga politikanët italianë./Shqip.com