Isni Kilajt i caktohet për nesër seanca e parë
Publikuar:
(03.11.2023 19:10:04)

Paraqitja e parë e Isni Kilajt, pranë Dhomave të Specializuara në Hagë, do të mbahet më 4 nëntor, duke nisur nga ora 10:00.
“Paraqitja e parë do të jetë seancë publike, gjatë të cilës Gjykatësi i Vetëm siguron që Isni Kilaj është informuar për arsyet e arrestimit të tij dhe se po respektohen të drejtat e tij sipas Ligjit dhe Rregullores, ndër të cilat e drejta për përfaqësim juridik”, thuhet në njoftim.
Kilaj është arrestuar dje në Kosovë ndërsa sot është transferuar në Objektin e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës.
/Shqip.com