Lajme

Ismaili: Prishtina të mos bëhet tregti tokash

Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës nga Partia Demokratike e Kosovës, Uran Ismaili, thotë se një ndër synimet kryesore të tij për Prishtinën është që kryeqyteti të mos jetë tregti tokash, transmeton Shqip.com.

Kështu është shprehur ai në “Debat Pernime” përballë Jeta Xharrës, ku shtoi se qëllimi i tij është që Prishtina të jetë një vend jete dhe jo një vend për administrim e jetë pune.

“Qëllimi im është që plani urbanistik në Prishtinë në asnjë mënyrë të bëhet një tregti tokash e koeficinetësh si e kemi parë deri më sot”, tha ai.

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili

Përveç Ismailit, në debatin e sotëm të këtij emisioni, janë të pranishëm edhe kandidatët e tjerë për kryetar të Prishtinës.

Ata në këtë debat po shpalosin programet dhe planet e tyre për kryeqytetin për katër vitet e ardhshme. /Shqip.com