Ismaili dhe Hasani flasin për përmirësimin e kornizës ligjore për rritje të investimeve
Publikuar:
(20.09.2023 16:06:35)

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili me bashkëpunëtorë, ka mirëpritur në takim Drejtoreshën Ekzekutive të Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, Nora Hasani.
Guvernatori e falënderoi znj. Hasani për punën dhe kontributin e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare në mbështetje të ekonomisë së Kosovës.
Në takim u diskutua lidhur me përmirësimin e kornizës ligjore, mundësitë për rritjen e investimeve të huaja në ekonominë e Kosovës, rritjen e qasjes në shërbimet financiare dhe çështje tjera që lidhen me objektivat e BQK-së.
Në takim u konkludua se bashkëpunimi ndërmjet Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare do të rritet në të ardhmen në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit.
/Shqip.com