Lajme

Ishte i bindur se zgjedhjet serbe nuk do të mbahen në Kosovë, Gashi: Nëse do të mbaheshin do të bombardohesha

Publicisti Shkëlzen Gashi,

Publicisti, Shkëlzen Gashi, me 17 janar 2022 ishte i ftuar në emisionin Pressing në T7, dhe i njëjti ishte shprehur i bindur se zgjedhjet e 3 prilli të Serbisë nuk do të mbahen në Kosovë.

“Edhe unë po ta garantojë një send këtu ty sonte, nuk ka zgjedhje serbe në Kosovë me 3 prill të vitit 2022 pikë. Nuk ka zgjedhje, munden me votu me post, me shku me autobusa atje edhe në zyrën ndërlidhëse”, kishte deklaruar Gashi.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se po të mbaheshin zgjedhje e serbisë në Kosovë do të bombardohesha.

“Po të mbaheshin sot zgjedhjet e Serbisë në Kosovë, do të bombardohesha me këtë insert nga emisioni pressing i datës 17 janar 2022”, ka thënë Gashi.

Serbët në mënyrë të organizuar me autobusë e disa të tjerë me vetura personale ia mësyen pikave kufitare, Jarinje dhe Bernjak.

Kjo mënyrë e votimit erdhi pasi presidenti serb, Aleksandar Vuçiq refuzoi t’i dërgonte kërkesë zyrtare Qeverisë së Kosovës për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve brenda territorit të Kosovës.

Theksojmë se në Serbi po votohet në zgjedhjet e rregullta presidenciale dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare./Shqip.com