Ish-prokurorja e lartë e OKB-së kërkon arrestimin e Putinit

Ish-kryeprokurorja e gjykatave të OKB-së për krimet e luftës, Karla Del Ponte, ka bërë thirrje që presidenti rus Vladimir Putin të arrestohet për pushtimin e Ukrainës.
Karla Del Ponte e Zvicrës tha se urdhërarrestet ndërkombëtare duhet të lëshohen kundër Putinit dhe zyrtarëve të tjerë të lartë rusë, shkruan BBC.
“Putini është një kriminel lufte,” i tha ajo gazetës zvicerane Le Temps.
Del Ponte shërbeu si kryeprokuror në gjykatat penale ndërkombëtare të OKB-së për ish-Jugosllavinë dhe për Ruandën.

Një hetim mbi krimet e mundshme të luftës në Ukrainë filloi muajin e kaluar pasi Rusia u akuzua për bombardimin e civilëve.
Kryeprokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC), Karim Khan i Mbretërisë së Bashkuar, tha se provat po mblidheshin mbi krimet e dyshuara të luftës, krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidin.
Por, ka kufizime praktike për fuqinë e ICC: Rusia nuk është anëtare e gjykatës dhe teorikisht nuk ekstradon qytetarët e saj për t’u gjykuar jashtë vendit.
Kur presidenti amerikan Joe Biden iu referua Putinit si “kriminel lufte” muajin e kaluar, Kremlini tha se fjalët e tij ishin “të pafalshme”./Shqip.com