Ish-Prokurori: Çfarë ndodh me Berishën nëse nuk shkon për herë të dytë në SPAK

Ish-kryeprokurori i Apelit Shkëlqim Hajdari komenton vendimin e Sali Berishës për të mos u paraqitur në prokurori, pas thirrjeve të SPAK-ut. Ish-kryeprokurori tregoi se çfarë ndodh me Berishën, nëse nuk paraqitet sërish në prokurori. Në këtë rast thotë Hajdari, prokurorit i jepet e drejta që të bëjë një kërkesë në Parlament për t’i ashpërsuar masën Berishës dhe pastaj ta çojë çështjen në gjykatë.
“Berisha ka avokatë shumë të mirë, por ka dhe familjarë që janë juristë dhe ai e di që pozita e personit nën hetim, barazohet me personin që është marrë i pandehur. Berisha është një hap ndaj marrjes si i pandehur. Nëse thirresh në prokurori si dëshmitar ti je i detyruar të japësh shpjegime për publikun. Nëse thirresh dhe nuk shkon ty të marrin me përdhuni. Nëse ti je person nën hetim dhe shkon në prokurori ti nuk je i detyruar të japësh shpjegim se je në pozitën si i pandehur. Nëse je nën hetim, prapë nuk merresh me përdhuni sepse je i pothuajse i pandehur. Berisha nuk ka të drejtë edhe për masat e sigurimit.
Megjithëse ka një sjellje prej një politikani ujk të vjetër. Berisha nuk është person i zakonshëm nën hetim. Është Berishë. Edhe prokurorët duhet të jenë shumë të ftohtë nën hetimin e zotit Berisha, të mos prishin procedurën. Berisha nuk ka mundësi t’i prishë hetimet. Ndaj nëse nuk paraqitët edhe në seancën e dytë, prokurorët kanë të drejtë, jo detyrim, ta lënë edhe me masën e sigurisë që ka, pra ndalimin e daljes jashtë vendit. Nëse sjellja e Berishës, duke mos u paraqitur, apo edhe informacione të tjera që mund të ketë për të intimiduar dëshmitarët, janë rrezik për hartimin, atëherë nuk mbetet gjë tjetër veçse ashpërsimi i masës, por fillimisht duhet të bëjë kërkesë në Parlament, pastaj të shkojë në gjykatë. Nëse Berisha shkon i pandehur, nuk ka nevojë që të shkojnë në Parlament“, tha prokurori në një intervistë.
/Shqip.com