Ish-presidenti i Kroacisë nesër viziton Kosovën
Publikuar:
(11.02.2022 21:51:54)

Ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq, të shtunën do të vijë në Kosovë për një vizitë njëditore.
Lajmin e ka bërë të ditur Kuvendi i Kosovës përmes një njoftimi drejtuar mediave.
Gjatë këtij takimi Mesiq do të takohet edhe me krerët e institucioneve.
Ai fillimisht do të takojë kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca në kabinetin e tij nga ora 11:00.
Mesiq shërbeu si president i Kroacisë nga viti 2000 deri më 2010. Gjithashtu, ishte një nga figurat më të zëshme në Ballkan pro pavarësisë së Kosovës./SHQIP.com