Lajme Botë

Ish-presidenti Ahtisaari hospitalizohet për herë të dytë nga infektimi me COVID-19

Ish-Presidenti i Finlandës, Marti Ahtisari

Ish-presidenti finlandez, Martti Ahtisaari, ka rezultuar pozitiv me Covid për herë të dytë. Infeksioni u konfirmua të mërkurën më 29 dhjetor.

Në një komunikatë për media thuhet se Ahtisaari është në gjendje të mirë në rrethanat e krijuara, por po merr trajtim spitalor.

Ish-presidenti 84-vjeçar ishte diagnostikuar më parë me Covid në Mars 2020. Në atë kohë, me virus u diagnostikua edhe gruaja e tij, Eeva Ahtisaari .

Ahtisaari gjithashtu vuan nga sëmundja e Alzheimerit dhe si pasojë është tërhequr nga të gjitha aktivitetet publike. Zyra e Presidentit të Republikës njoftoi tërheqjen e tij në shtator të këtij viti.

Martti Ahtisaari ishte Presidenti i 10-të i Finlandës dhe mbajti detyrën nga 1994 – 2000. Ai është laureat i Nobelit, pasi ka fituar Çmimin Nobel për Paqen në 2008 për punën e tij në zgjidhjen e konflikteve ndërkombëtare.

Ai është gjithashtu themeluesi i Iniciativës për Menaxhimin e Krizave, një organizatë jofitimprurëse e dedikuar ndërmjetësimit dhe zgjidhjes së konflikteve./SHQIP.com