Rozë

Ish- partnerja e Stresit mban dy puna: Punoj në bankë dhe kamariere

Që nga dje mediat po merren me jetën private të ish- partnerës së Stresit.

Dje kudo në mediat rozë qarkulluan lajme se ish e dashura e Stresit punon në një klub nate.

Sot ka reaguar edhe reperi në lidhje me këto lajme duke treguar se çfarë vajzë e ndershme është Kejsi.

“Të paktën punonte dhe ja dilte më së miri, ka lezet. Ka ekonominë e vet, gjithmonë kështu ka qenë, vajzë që s’pranonte asnjë cent nga askush. Vajzë e ndershme, e edukuar, jo po si shumica e vajzave ne Shqipëri që shkojnë me moshën e babes tim s’kanë pikë karakteri. Lum Kush ngel beqar ne Shqipëri se 80% nga mosha 17 e sipër janë degraduar”, ka shkruar Stresi.

Në anën tjetër ka reaguar edhe vet Kejsi e cila ka treguar se mbanë dy puna, në bankë dhe kamariere.

“Punoj 5 ditët e javës në bankë dhe pasi mbaroj aty, punoj edhe në lounge. Jam shumë krenare se nuk jam shtirur kurrë të jetoj një jetë ndryshe nga kjo që jetoj. Punoj shumë dhe shijoj lekun tim, qoftë në darka, pushime apo veshje e çdo gjë tjetër”, shkroi ajo.

Kujtojmë se dyshja ka dy vite që kanë ndarë rrugët./Shqip.com