Lajme Ballkan

Ish-ndërmjetësi i negociatave: Mosarritja e marrëveshjes është tregues i dobësisë së liderëve

“Nuk e kam përshtypjen, që asnjëra palë Beogradi ose Prishtina janë të vendosura të zgjedhin problemin dhe kjo më brengos”, thotë Robert Cooper, ish-ndërmjetësues në dialogun teknik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në një intervistë për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe.

Robert Cooper thotë se ka përshtypjen se Serbia dhe Kosova, siç thotë ai, janë krejtësisht të kënaqur me faktin se ka një problem mes tyre.

“Duket se nuk shohin ndonjë rrezik të veçantë në këtë dhe nuk shqetësohen. Sikur u gëzohen vëmendjes mediatike, deklaratave bombastike dhe shfaqjes së gjoja forcës. Por, duke mos arritur marrëveshje – në fakt tregojnë se sa të dobët janë”, tha ai në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Cooper e sheh si një mundësi të shkëlqyer mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, bazuar në propozimin franko-gjerman të mbështetur nga Bashkimi Evropian.

“Kjo do të ishte mirë – megjithëse nuk jam i sigurt se cilat janë detajet e një propozimi të tillë. Ka shumë prej tyre që qarkullojnë – propozime të shumta janë testuar në publik. Kohë më parë është arritur marrëveshja për Asociacionin – që dukej si një mënyrë e arsyeshme për t’iu qasur çështjes së serbëve në Kosovë”, thotë Cooper.

Në periudhën ndërmjet viteve 2011 dhe 2012, Cooper ndërmjetësoi bisedimet që filluan pasi Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, me kërkesë të Serbisë – në vitin 2010 vendosi që shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk e shkel të drejtën ndërkombëtare.

Pas këtij vendimi, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë me të cilën ftoi Serbinë dhe Kosovën në dialog për inkurajimin e bashkëpunimit – i cili, siç u tha, do të siguronte përparimin e dy palëve në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

/Shqip.com