Lajme

Ish-ministrja e Shqipërisë poston fotografi duke vendosur Kosovën me fusnotë, kritikohet ashpër

Ish-ministrja e Integrimeve Evropiane në Shqipëri, Majlinda Bregu

Ish-ministrja e Integrimeve Evropiane në Shqipëri, Majlinda Bregu ka shënuar Kosovën me fusnotë në një postim të saj në Twitter.

Ajo këtë e ka bërë pas disa fotografive të postuara pas shpalljeve të fituesve në Balkathon.

Begu ka marrë reagime të shumta nga qytetarët të cilët edhe e kanë sharë për postimin që ka bërë duke vendosur shtetin e Kosovës me një fusnotë.

“Marre duhet me të ardh”, “A je buallicë”, “Ku është problemi yt oj qenie me probleme psikike”, “Kjo është fytyra e një idiote me fusnote”, ishin vetëm disa nga komentet.

Tutje, Begu ka treguar se në këtë edicion të tretë ka zgjedhur Prishtinën si destinacion, ku sipas saj përdoruesit e internetit janë 93 për qind.

Ndryshe, ajo shërbeu si Ministre e Integrimeve Evropiane dhe Zëdhënëse e Qeverisë nga viti 2007 deri në vitin 2013 në kabinetin Berisha.

Ndërsa, deputete e Kuvendit të Shqipërisë nga viti 2005 deri në vitin 2017 duke përfaqësuar Qarkun e Tiranës dhe nga janari 2019 është Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal./SHQIP.com