Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës reagon pasi MPJ-ja lejon vizitën e Bërnabiq në Kosovë

Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla ka reaguar pasi që Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës aprovoi kërkesën e kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq për vizitë në Kosovë me 5 gusht.
“BËRNABIQ PASKA VENDOSË ME ZBRITË NGA MALI NË KOSOVË – me leje të MPJ-së, e cila paska harruar që ajo asnjëherë nuk dështoi t’i fyejë shqiptarët, të mohojë masakrat e gjenocidin serb, e t’a përkrahë diskriminimin sistematik ndaj shqiptarëve në Serbi”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social në Facebook.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Qeverinë e Republikës së Kosovës, i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq që ta vizitojë Kosovën me datën 5 shtator 2022. Dhënia e lejes për vizitë bazohet në marrëveshjen lidhur me vizitat e ndërsjellta të përfaqësuesve politikë mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në përgjigjen e MPJ-së për Shqip.com.
Siç raporton radio kontakt plus, ajo gjatë vizitës njëditore do të qëndrojë në Mitrovicë të Veriut, Leposaviç dhe Zveçan.
Nga “zyra” që drejton Petkoviq kanë thënë se e kanë bërë publike vizitën e Brnabiq 72 orë më herët, në përputhje me marrëveshjen për vizita zyrtare.
Ndryshe, kjo është vizita e saj e parë në Kosovë në rolin e kryeministres së Serbisë./SHQIP.com