Rozë

Ish-konkurrentja e Për’puthen i hedh Olsi Bylykut reçipetat në skenë, ja si reagoi ai

Këngëtari dhe aktori shqiptar Olsi Bylyku ka mbajtur mbrëmë një koncert.

Mirëpo, gjatë performancës së tij ish-konkurrentja e Për’puthen Ina Kollçaku i ka hedhur reçipetat në skenë.

“Kush i ka hedhur këto, mos i ka hedhur ndonjë çun, ore mos më keni ngatërruar me Malumën, nejse po i lë aty hajde merreni nga ora 4”- shprehet Olsi Bylylku me humor.

Olsi Bylyku-koncert

Olsi ishte i shoqëruar në koncert edhe nga e fejuara e tij, Egli Tako e cila u shfaq edhe nën shoqërinë e konkurrentes së Për’Puthen.

Vetë ina Kollçaku ka shpërndarë fragmentin në Instastory ku shkruan: “Më tha as te Maluma s’ke shkuar, këtu do vish. Duhet të bëja diçka.

Hedhja e reçipetave në skenë tanimë është bërë trend. Në koncertin që mbajti Maluma në Tiranë një nga fanset ia kishte hedhur reçipetat në skenë./Shqip.com

Maluma-në Tiranë