Ish-kapiteni i Prishtinës tregon ambiciet me Vllazninë
Publikuar:
(02.03.2023 09:45:00)

Vllaznia ka shënuar fitore ndaj Partizanit me rezultat 3:1, në ndeshjen për Kupën e Shqipërisë, ndërsa ish-kapiteni i Prishtinës, Lorik Boshnjaku ka folur pas ndeshjes.
“Fitorja? Sigurisht kam ardhur për trofe dhe jemi në gjysmë të rrugës. Pse mos të fitojmë edhe Kupën edhe kampionatin. Kemi edhe ndeshjen e tjetër, por ky rezultat ne jap qetësi. Kam vuajtur nga dëmtimi dhe shyqyr jam rikthyer për të bërë më të mirën. Çdo lojtar që hyn në fushën e lojës do të japë maksimumin e tij”, ka thënë Boshnjaku.

Ai ka shtuar se ende nuk është plotësisht i gatshëm pas dëmtimit që e pati.
“Akoma nuk jam plotësisht, por jam gati për të dhënë maksimumin në çdo ndeshje”, ka shtuar Loriku.
/Shqip.com