Ish-kampioni i UFC po rikthehet nga pensionimi

Ish-kampioni i UFC-së në dy pesha, Henry Cejudo thotë se ka rihyrë në grupin e testimit të Agjencisë Amerikane Anti-Doping (Usada), duke konfirmuar synimin e tij për t’u rikthyer në artet marciale të përziera.
Ai nuk ka luftuar për dy vjet, por – përmes një postimi në Twitter ka bërë të ditur se dëshiron të dalë nga pensionimi.
Rregulloret e UFC-së thonë se atletët duhet t’i nënshtrohen gjashtë muajve të testimit të drogës përpara se të mund të garojnë përsëri.
Cejudo thirri kampionin e peshës pendë Alexander Volkanovski pas mbrojtjes së titullit të australianit kundër ‘zombit korean’ Chan Sung Jung, në UFC 273 të shtunën.
Nëse kjo luftë realizohet, Cejudo do të kishte mundësinë për t’u bërë kampioni i parë i tre peshave në historinë e UFC.
Cejudo është gjithashtu një ish-medalist i artë olimpik, pasi e kishte “rrëmbyer” të artën në “Pekini 2008”. /Shqip.com