Ish-futbollistit të Liverpoolit dhe Lazios i ndalohet aktiviteti sportiv për shkak të problemeve me zemër

Ish-futbollistit të Liverpoolit dhe Lazios, Lucas Leiva, së fundmi e ka pranuar një lajm aspak të mirë.
Futbollisti që aktivizohet me Gremion në Brazil i është ndaluar nga aktiviteti sportiv për shkak të problemeve me zemrën.
Në pritje të analizave të tjera, braziliani nuk e ka ndermen të dorëzohet.
Ai thotë gazetarëve se nuk e ka ndërmend të ndalet. “Të thuash që do të tërhiqem në javët e ardhshme është papërgjegjshmëri. Çfarë do të bëhet me të ardhmen time? Nuk e di ende. Vullneti im është të vazhdoj të ndihmoj klubin që dua, nëse nuk është e mundur do të jem i pari që do të informoj familjen, miqtë dhe tifozët e Gremios. Deri tani po kërkoj vetëm respekt! Faleminderit”, ka thënë Lucas Leiva.
Ai ka qenë edhe reprezentues i Brazilit.
Leiva është 35-veçar.
/Shqip.com