Ish-fituesi i Big Brother bën deklaratën e fortë për aktorin e humorit: Donaldi ishte në depresion
Publikuar:
(24.04.2022 21:44:37)

Fituesi i Big Brother 6 ka lëshuar deklaratën e fortë për Donaldin.
Anaid Kaloti u përfshi shumë në surprizat për Donaldin bashkë me Romeon dhe kishte një arsye të fortë pse e bëri këtë.
Gjatë emisionit në “Why Not” ai tregoi se arsyeja përse u përfshi shumë në surprizat për aktorin e humorit ishte sepse ai e dinte se si funksiononte loja brenda, dhe sipas tij ‘Donaldi po shtrydhej pak dhe po kalonte në depresion’.
Madje ish-banori shtoi se aktori ka dashur dhe ta lë shtëpinë e “BBVIP”.
Kujtojmë se fitues i Big Brother Vip doli Ilir Shaqiri./Shqip.com