Rozë

Ish-e dashura e Granitit do të hyjë sonte në Big Brother VIP?

Granit Cana

Ish-futbollisti, Granit Cana është një ndër më të përfolurit të shtëpisë “Big Brother Vip”, shkak kjo disa deklarata me Fifin dhe marrëdhënien e tyre.

Mirëpo, me sa duket sot në mbrëmje do të ketë të papritura në këtë program.

Shtëpisë do t’i bashkohen tre banore të reja dhe këtë e zbuloi gazetari Andi Vrapi, i cili tha së njëra prej tyre ka një histori me Granitin.

“Të martën do hyjnë tre banore të reja dhe përflitet që njëra prej tyre ka një histori me Granitin”, tha Vrapi në “Shqipëria live”.

Ai tha e gjithë kjo sjellje e Graniti mund të jetë për shkak të hyrjes së re dhe ai është duke e përgatitur terenin.

Granit Cana

Sa i përket jetës brenda shtëpisë, banorët e reality show-t më të ndjekur në Shqipëri kanë thyer rregullin kryesor, atë të transparencës me publikun, dhe kështu janë ndëshkuar nga “Big Brother VIP”.

Personazhet VIP kanë fikur herë pas here mikrofonin apo i kanë pëshpëritur njëri-tjetrit për të mos i dëgjuar askush, mirëpo ky veprim do të dënohet.

“Big Brother VIP” ka vendosur që të vendos në nominim çdo banor sot si ndëshkim për veprimet e tyre./SHQIP.com