Lajme

Ish-drejtuesi i policisë lihet në qeli, Breçani: Në burg jam prej djalit, e kam këshilluar të mos merret me gjëra të paligjshme

GJKKO vlerëson të ligjshëm arrestimin e zv/drejtorit të Policisë së Tiranës, Erzen Breçani si pjesë e një grupi trafiku kokaine që u zbulua falë përgjimeve të SKY.

SPAK firmosi të premten 11 urdhërarreste, përfshirë edhe Breçanin e shefin e komisariatit nr.6 në kryeqytet, Dedan Gjoni. Në kërkim ndërkohë janë Ervin Mata dhe Eralbi Breçani, djali i ish-drejtuesit të policisë.

Përpara togave të zeza, Breçani ka deklaruar se në burg është prej djalit të tij. Ai ka thënë se e ka këshilluar djalin që të mos merret me aktivitete të paligjshme.

Nëse jam në burg jam prej djalit. E kam këshilluar të mos merret me gjëra të paligjshme. Nuk e di ca ka bërë nuk kam prova me ca merret im bir.

Vetë i kam shërbyer këtij shteti ku kam vënë edhe jetën në rrezik dhe ka përmendur disa nga aksionet që ka bërë dhe personazhet që ka arrestuar’‘, ka thënë Breçani në gjyq.

Ndaj Breçanit rëndon akuza e përkrahjes së autorit të krimit dhe pastrimi i parave.

/Shqip.com