Lajme

Ish-drejtori i Policisë dëshmon në rastin ndaj Haradinajt dhe Gucatit

Rashit Qalaj në dëshminë e tij në Gjykatën Speciale.

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, është duke dëshmuar në Gjykatën Speciale në Hagë, përcjell Shqip.com.

Ai po dëshmon në procesin gjyqësor të ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj dhe Hyseni Gucati.

Qalaj para se të fillojë dëshminë e tij, u betua se do të thotë vetëm të vërtetën dhe nuk do të mbajë asgjë të fshehtë për të cilën ka dijeni.

Ndërkaq, ish-nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, të premten ka përfunduar dëshminë e tij që po e jepte tash e katër ditë.

Atij i janë bërë edhe disa pyetje nga avokati dhe me to është bërë përmbyllja e dëshmisë së tij.

Haradinaj në ditën e fundit të dëshmisë ëshë pyetur edhe për disa nga masakrat që kanë ndodhur gjatë luftës si atë në Prekaz, masakrën e Mejës dhe të tjera./SHQIP.com