Ish-banorja e Big Brother përfshihet në një aksident automobilistik
Publikuar:
(04.09.2023 08:37:27)

Ish-banorja e BBV, Dea Mishel, sot është përfshirë në një aksident rrugor, i cili, fatmirësisht ka përfunduar pa lëndime të rënda.
Vetë Dea tregoi me foto dy automjete që u përplasën me njëri-tjetrin në rrugë.

Siç duket nga fotoja, makinat janë dëmtuar, por për fat të mirë, dëmet duken të vogla.
“Sot më ndau nga vdekja kjo makina gri në mes. Sot jam mirënjohëse për makinën gri që uli forcën e goditjes… Jemi mirë tani, faleminderit. Ju lutem, tregohuni të kujdesshëm në makinë”, ka shkruar Dea.
/Shqip.com