Ish-banori ironizon Kiarën: Duket si gruaja e pronarit
Publikuar:
(06.04.2023 17:03:16)

Rikthimi i Kiarës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ka pasur një sërë kritikash.
Kiara është parë më e ftohtë nga banorët e tjerë, kjo pasi ajo tha se është zhgënjyer nga shumë.
Këtë, e ka vënë re edhe ish-banori, Tan Brahimi.
Ai ka ironizuar me sjelljen e saj, përmes një videoje në TikTok.
“Miq e keni parë sa është burrëruar Kiara me këtë hyrjen e dytë. Ka filluar me luajtur fort. A di si më duket Kiara në Big Brother, si gruaja e pronarit”, tha Tani.
@tanbrahimi1
/Shqip.com