Isco – në kërkim të një aventure të re
Publikuar:
(16.07.2022 20:16:17)

Rrugët me Real Madrid i ndau në fund të sezonit të kaluar.
Por, Isco ende nuk ka gjetur skuadër të re.
Magjiku spanjoll – është në bisedime me Sevillinën që një kohë të gjatë, ama marrëveshje nuk ka arritur ende.
Nëse zbarkon në “Ramon Sanchez-Pizjuan” – 30 vjeçari do të bashkohej me trajnerin – Julen Lepetegui – me të cilin kishte bashkëpunar në Madrid.
Në total, Isco ka bërë 353 paraqitje me Real Madrid, duke shënuar 53 gola dhe dhuruar 56 asistime.
Kurse, numëron pesë trofe të UCL-së, tre La Liga, katër Botërore të Klubeve, një Copa del Rey, tre Superkupa të Spanjës dhe tre të EuropësShqip.com