Sport Ndërkombëtar

Isco – “i harruar”

Isco

Ka një karrierë të pasur – në nivel ekipi.

Por, ka mbetur pa skuadër në moshën 30 vjeçare.

Isco ende nuk e ka filluar ndonjë aventurë të re në futboll – ani pse i ka ndërperë rrugët me Real Madrid.

Media të ndryshme spanjolle kishin raportuar se – mund t’i bashkohet Sevillës, ama ende nuk ka asnjë lëvizje.

Në total, Isco ka bërë 353 paraqitje me “los blancos”, duke shënuar 53 gola dhe dhuruar 56 asistime.

Kurse, numëron pesë trofe të UCL-së, tre La Liga, katër Botërore të Klubeve, një Copa del Rey, tre Superkupa të Spanjës dhe tre të Europës./Shqip.com