Isco do t’i bashkohet Sevillës
Publikuar:
(07.08.2022 13:04:11)

Sevilla është skuadra ku do e vazhdojë karrierën – Isco.
Mesfushori spanjoll ishte lojtar i lirë që kur i ndau rrugët me Real Madrid – në fund të sezonit të kaluar.
Në Sevillë – ai do të bashkohet me ish-trajnerin e tij, Julen Lopetegui.
Sipas Fabrizio Romanos – mesfushori me tipare sulmuese ka nënshkruar marrëveshje deri në vitin 2024 – me andaluzianët.
Në total, Isco ka zhvilluar 353 paraqitje me “Los Blancos”, duke shënuar 53 gola dhe dhuruar 56 asistime.
Kurse, numëron pesë trofe të UCL-së, tre La Liga, katër Botërore të Klubeve, një Copa del Rey, tre Superkupa të Spanjës dhe tre të Europës./Shqip.com