Ischinger: Plani franko-gjerman është bazë e një propozimi të mëhershëm

Diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger ka thënë se plani franko-gjerman i paraqitur në rastin e Kosovës dhe Serbisë është një plan i vjetër.
Përmes një postimi në Twitter, Ischinger tha se ajo është ideja bazë e propozimit të Trojkës në vitin 2007.
“Është për t’u kënaqur që ideja bazë e propozimit tonë të Trojkës për 2007 po diskutohet në një formë të re si nisma gjermano-franceze mbi çështjen e Kosovës”, shkroi Ischinger.
Ndërsa, për dështimin e këtij plani, Ischinger akuzon ministrin e punëve të jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov.
“Traktati bazë gjermano-gjerman i vitit 1972 është nxjerrë nga Egon Bahr dhe dështoi në fund të nëntorit të vitit 2007 për shkak të një personi – Sergey Lavrov!”
Sipas Geschichtspuls.de, ky traktat, përcaktoi marrëdhëniet në mes RDGJ-së dhe Republikës Federale të Gjermanisë
Të dy shtetet ranë dakord mbi “marrëdhëniet normale të fqinjësisë së mirë me njëri-tjetrin mbi bazën e barazisë”.
/Shqip.com